“Thashë fjalë të forta për t’i shkundur dhe zgjuar”, Leva tregon se si motivoi lojtarët

schedule22:15 - 21 Shkurt, 2022

schedule 22:15 - 21 Shkurt, 2022

Bayern Munich nuk po kalon një moment shumë të mirë javët e fundit, teksa humbja 4-2 kundër Bochum u pasua nga barazimi në limite kundër Salzburgut në Champions League, ka tronditur pak themelet e skuadrës bavareze.

Sikur të mos mjaftonin vetëm këto, por edhe në ndeshjen e mbrëmshme kundër Greuther Furth, Bayern e mbylli pjesën e parë në disavantazh me rezultatin 1-0.

Pas kësaj pjesë në dhomat e zhveshjes, Lewandowski ka pasur një fjalim të gjatë me lojtarët, fjalim ky që rezultoi efikas, pasi gjigandët gjermanë arritën të përmbysnin rezultatin nga 0-1 në 4-1.

 “Tani na presin dy javë ‘normale’, në të cilat mund të punojmë shumë mirë për t’u përmirësuar në çdo aspekt dhe për t’u rikthyer në formën tonë më të mirë. Duhet të bëjmë më mirë në ndërtimin e aksioneve, në qarkullimin e topit dhe në të dy fazat e lojës.

Për momentin, te Bayerni nuk po funksionojnë gjërat ashtu siç duhet. Vendosa t’i jap pak energji shokëve në pushimin e ndeshjes ndaj Greuther Furth, thashë fjalë të forta për t’i shkundur dhe zgjuar. Në pjesën e dytë luajtëm futbollin që tonë”, deklaroi Lewandowski, autor i 28 golave në këtë sezon në Bundesligë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!