Udhëtarët kërcënohen se do të lihen në këmbë nga 1 marsi: Plotësoni kërkesat ose “kyçim” autobusët

schedule15:19 - 21 Shkurt, 2022

schedule 15:19 - 21 Shkurt, 2022

Shoqata Kombëtare e Transportit qytetas ka paralajmëruar se do të ndërpresë lëvizjen e autobusëve urbanë duke nisur nga data 1 mars në rast se institucionet nuk marrin parasysh kërkesat e tyre, të cilat në thelb ulin koston e karburantit që përdorët për mjetet.

Edhe pse çmimi i një bilete në Tiranë për shembull është tashmë 40 lekë, në një deklaratë për mediat shoqata kërkon nga qeveria të heqë akcizën 37 lekë për karburantin ata përdorin; rimbursim të TVSH-së dhe rimbursim të shërbimit për personat që e marrin shërbimin e transportit falas.

Qytetarët e Tiranës e kanë paguar biletën e urbanit me 40 lekë prej disa vitesh pasi Bashkia e Tiranës plotësoi kërkesën e tyre për shtrenjtim.

A u duhen hequr licencat kompanive të urbanëve? Pritet ndërhyrja e bashkisë: Qytetarët mbeten rrugëve, “fatlumëve” iu rrezikohet shëndeti në autobusët plotë

Pavarësisht kësaj, Shoqata Kombëtare e Transportit qytetas ka kërkuar vazhdimihst rritje të çmimit ose subvencionim të karburantit duke kërcënuar se do të lerë në rrugë qytetarët.

Një aksion të ngjashëm duke “kyçur” autobusët pronatët e tyre e ndërmorën disa muaj më parë, atëhere me argumentin se pandemia u kishte shkaktuar kosto të larta dhe ulje të numrit të udhëtarëve, gjë për të cilën kërkuan sërish sunvencionim nga qytetarët.

LEXO KËTU DEKLARATEN E PLOTË

Argumentet janë të ndryshme, por qëllimi është i njëjtë: Më shumë para nga xhepat e qytetarëve për një transport urban që nuk plotëson kushtet minimale.

Pse argumenti i shtrenjtimit të naftës nuk qendron

Çmimi i biletës së urbanit në Tiranë u shtrenjtua nga 30 lekë në 40 lekë në dhjetor të vitit 2015. Ky vit konsiderohet si një periudhë kur çmimi i naftës kapi rekorde.

Viti nisi me një çmim rreth 180 lekë për litër dhe u mbyll me mesatarisht 170-175 lekë litër. Pra, një çmim i ngjashëm me ditët e sotme. Por nëse me çmimin e naftës në 2015, shtrenjtimi i biletës nga 30 lekë në 40 lekë plotësonte nevojat e kompanive të transportit qytetas, duket se i njëjti çmim në 2021 nuk i plotësoin më.

Pavarësisht shtrenjtimit të biletës në 2015, urbanët në Tiranë nuk rritën shërbimin ndaj qytetarëve, ku qytetarët vijuan të futeshin si sardele në autobus; në shumicën e rasteve pa kondicionerëme orare pa orar, me shoferë të kapur tapë në timon nga policia, etj.

Duket se edhe kësaj radhe qytetarët e Tiranës janën nën kërcënimin e kompanive të transportit qytetas, të cilët në mungesë të autoritetit të institucioneve përgjegjëse gjejnë hallkën më të dobët për t’i zhvatur edhe më tepër para, klientin e tyre, qytetarin. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!