4 shenja që tregojnë se marrëdhënia me punën tuaj është toksike

schedule15:12 - 21 Shkurt, 2022

schedule 15:12 - 21 Shkurt, 2022

Marrëdhëniet toksike nuk kanë të bëjnë vetëm me dashurinë apo miqësinë. Shumë shpesh, ne kemi një marrëdhënie toksike me punën tonë dhe kjo as që na shkon në mendje.

Toksiciteti mund të ndodhë në çdo situatë, kudo dhe vendi ynë i punës, ku kalojmë pjesën më të madhe të ditës, është një nga habitatet më të zakonshme. Nuk do të thotë se jemi të pakënaqur apo se nuk e durojmë dot profesionin tonë, por shëndeti ynë mendor nuk është në të mirën e tij.

Ne zgjohemi të lodhur

Ne zgjohemi të rraskapitur, jo fizikisht, por mendërisht. Nëse çdo ditë mendimi ynë i parë është negativ sepse duhet të punojmë, diçka nuk shkon. Sigurisht, askush nga ne nuk preferon të flejë pak dhe të kalojë orë të tëra në zyrë, në vend që të bëjë shëtitje dhe pushime, por mendimi për punën nuk duhet të na prishë ditën.

Nuk ndihemi të fortë

Nëse askush nuk e njeh përpjekjen tonë, nuk thotë bravo dhe nuk e llogarit mendimin tonë, kjo na dobëson. Dhe kjo është toksike, pasi mjedisi ynë i punës duhet të na ndihmojë të ndihemi të fuqizuar për të evoluar dhe të na frymëzojë të përpiqemi më shumë.

Nuk kemi kohë për veten tonë

Ose, më mirë akoma, nuk gjejmë kohë për veten tonë. Nëse ora 8 na duket aq rraskapitëse, saqë e kemi lënë veten në plan të dytë dhe kthehemi në shtëpi për t’u ulur në divan, vetëm, duke ngrënë, ka problem. Nëse kemi ndalur së bëri atë që duam, sepse puna jonë largon çdo pikë energjie pozitive, është më mirë të heqim dorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!