19-vjeçari shqiptar Mikel Dervishaj nuk ka mundur t’ia dalë pavarësisht luftës disa ditore me vdekjen në spitalin “San Martino” të Genovës.
Ai u aksidentua me motor më datë 17 shkurt dhe menjëherë u dërgua në spital duke ndërruar jetë një ditë më parë, raporton abcnews.al.
Sipas mediave italiane, Dervishaj mbërriti pa ndjenja në spital dhe u fut menjëherë në intubim.
Lexo edhe: Humb jetën tragjikisht në aksident shqiptarja në Itali
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur Dervishaj përplaset me një mur teksa drejton motorin e tij, ndërsa në krah gjenden edhe dy makina. Policia është duke hetuar rastin. Raportohet se 19-vjeçari shqiptar është viktima e pestë brenda muajit nga aksidentet rrugore në Genova të Italisë. /abcnews.al