Emri i Eldi Dizdarit sërish në GJKKO, qytetarja që mori apartament: E bleva para sekuestros

schedule11:21 - 21 Shkurt, 2022

schedule 11:21 - 21 Shkurt, 2022

Emri i të akuzuar si “boss” droge, Eldi Dizdari ka përfunduar sërish në Gjykatën e Posaçme. Burime për ABC bëjnë të ditur se një grua për shkak të sekuestros mbi apartamentin e saj, ka kërkuar nga GJKKO që t’i rikthehet banesa.

Pretendohet se banesa në fjalë është pasuri e blerë nga Eldi Dizdari, ndërsa gjykata ka vendosur sekuestro për pasuritë e këtij personi në kërkim. Ndërkohë nga ana tjetër qytetarja pretendon se apartamenti është blerë përpara se të vihej nën sekuestro pasuria e Dizdarit nga drejtësia.

Eldi Dizdari është arrestuar në Dubai për trafik droge për llogari të Italisë, por Emiratet e Bashkuar kanë refuzuar ekstradimin e tij drejt shtetit italian, për shkak të një marrëveshje që e lejon këtë procedurë.

Kush është Eldi Dizdari? Eldi Dizdari akuzohet si një nga personat e përfshirë në ngjarjen e ndodhur me Ervin Matën në mbrëmjen e 4 tetorit, para lokalit “Monopol” të Redi Popeskut. Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi dhe njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua në Durrës. Eldi Dizdarit është cilësuar ndryshe edhe si kryetari i bandës shqiptare të drogës “Kompania Bello” që ka dalë sërish në disa përgjime të anëtarëve të grupit të “Ndrangheta-s” /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!