Regjisori dhe kompozitori i njohur nga Shkodra, Osman Mula, gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, foli për karrierën e tij. I pyetur nga moderatori Alban Musa për Festivalin e Këngës ai shprehu disa rezerva. Kompozitori nënkuptoi se ndër vite mund të jenë shitur çmimet e para megjithëse preferoi të mos përmendte emra.
“Festivali ka marrë pjesë nga ky realitet, nga banaliteti i llumit ku shpeshherë është detyruar të vendosë dhe notën. Nëpërmjet internetit dëgjojmë këngë të dobëta. Sa e bën këngën, e transmeton jashtë çdo normaliteti. Duhet të ketë një lloj filtri dhe kjo e ka shkatërruar spektatorin. Për shembull Sanremo, sado që të ketë kaluar peripeci, ka ruajtur me shumë respekt fizionominë e këngës italiane.
I fut të rinjtë por në një natë ka dhe këngëtarët më të mëdhenj italianë. Nëse shikosh brezin e dytë të këngëtarëve tanë, nuk marrin pjesë në festivale sepse nuk vlerësohen me tendencë. Nuk vlerësohen sepse këto vitet e fundit ka dhënë çmimin e festivalit pa filluar. Nuk pranon të të vijë Redon Makashi kështu.“, u shpreh ai. Sipas tij, fitorja e Ronela Hajatit këtë vit ishte e merituar.
Ndërkaq, shtoi gjithashtu se duke qenë se ishte edicioni i 60-të duhej të kishte nderuar ata që kanë punuar shumë për këtë festival.
“Asnjëherë nuk del kot lajmi. Kur merr një në masë dhe kur thuhet se në fund të tetorit që kjo këngë do të marrë çmimin e parë, e shkatërron festivalin. Sivjet ishte ndryshe, këngët u dhanë një muaj para se të fillonte festivali, ishin në radio. Publiku e thithi festivalin në audio. Kur e dëgjoi me sms e veta e shprehu kënaqësinë dhe si juri bëmë atë veprimin që bën dhe Eurosongu. 50 përqind është juria dhe 50 populli.
Nuk jam pishman që kam votuar Ronelën. Eurosongu është ritëm, kërcim dhe nuk ta pranon fort baladën. Kënga e Ronelës ishte më e mira për të shkuar në festivalin evropian. Duke qenë i 60-ti duhet të kishte disa inserte dhe konsiderata ndryshe për atë që janë dhe nuk janë, që kanë punuar në festivalin dhe dikush ka ndenjur pak në burg për këtë problem. Rasti më i mirë ishte 60-vjetori për t’i përmendur këto emra.”, u shpreh ai. /abcnews.al