Deputetët socialistë janë njoftuar për orarin e seances së nesërme plenare, më herët në mëngjes, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. Gjatë kësaj mbledhjeje është theksuar se nesër në seancë parlamentare do të bëjnë betimin 4 deputetët e LSI, që morën sot mandatin nga KQZ, pas vakancave të krijuara nga dorëheqja e 4 deputetëve të tjerë të kësaj force politike. Grupi parlamentar i PS, i kërkoi ministrisë së Brendshme të garantojë sigurinë e deputetëve.
Po ashtu, para mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur në një takim në selinë rozë herët në mëngjes për të diskutuar lidhur me kongresin e kësaj force politike, i cili do të zhvillohet më datë 23 mars.
Burime pranë kësaj mbledhjeje, thanë për ABC News se gjatë kongresit të socialistëve do të diskutohen emrat e kandidatëve për kryetare bashkie që do të garojne per kete forcë politike ne zgjedhjet lokale, te 30 qershorit.
Deri në mbajtjen e kongresit te 23 marsit do jenë mbyllur të gjitha listat e kandidatëve për këshilltarë ne 61 bashki te vendit. /abcnews.al