Superiorja vazhdon rrugëtimin të premten, me dy ndeshjet e para të javës së 22-të. Gjithçka nis nga Korça, aty ku Skënderbeu i rënë në vendin e fundit pret Vllazninë nga ora 16:45.
Në mbrëmje, ora 19:45, në program ka derbin e kryeqytetit, mes Dinamos dhe Partizanit. Blutë janë në presion, pasi tani ndodhen në zonën e ftohtë të renditjes.
E shtuna sjell tre ndeshjet e tjera. Finalja e mbijetesës, Egnatia-Kastrioti, është e para dhe luhen në orën 13:45. Tri orë më pas janë dy ndeshjet e fundit të kësaj jave.
Tirana e vendit të parë pret Laçin, që është vetëm tre pikë larg tani. Ndeshja luhet në “Air Albania”. Në të njëjtën orë, 16:45, zhvillohet Kukësi-Teuta. / abcnews.al

