Ditën e sotme janë shënuar dy gola nga lojtarë shqiptarë që luajnë në kampionate të huaja. Liridon Selahi dhe Jetmir Topalli janë dy shqiptarët që kanë tundur rrjetën në ndeshjet e sotme.
Selahi ka zhbllokuar rezultatin për kroatët e Rijeka kundër Sibenik, ku mesfushori i kombëtares shqiptare ka goditur topin nga distanca, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.
Rijeka 1-0 Šibenik (16′)
Oh my godness!!!! Lindon Selahi what a rocket!!! ???? pic.twitter.com/Ff5Z1vFA76
— Everything About HNL (@AboutHnl) February 20, 2022
Edhe Jetmir Topalli ka bërë të njëjtën gjë në Turqi, ku aktivizohet me Istanbulspor. Sulmuesi anësor shënoi golin e dytë të skuadrës së tij, në fitoren 3-1 që mori në transfertë kundër Balikesirpor. Për Topallin ky është goli i pestë në Lig 1 në Turqi këtë sezon. /f.a/abcnews.al