Laçi dhe Kukësi është supersfida e kësaj jave e cila do të luhet në orën 13:45 në Kurbin. Të dy skuadrat kërkojnë fitoren përballë një rivali direkt për vendet e para të tabelës së klasifikimit, ku aktualisht vetëm 3 pikë është diferenca mes tyre.
Si bardhezinjtë ashtu edhe verilindorët vijnë nga një moment i mirë në kampionat dhe rrjedhimisht pritet të jetë një takim i luftuar dhe emocionues deri në fund, dhe jo pa shkas është cilësuar si “Derbi i Veriut”.
Mirel Josa dhe Diego Longo, përballë njëri tjetrit do të hedhin lojtarët më të mirë në fushën e lojës për të bërë të mundur edhe marrjen e fitore.
Formacionet zyrtare:
Laçi: Dajsinani, Roganovic, Velkoski, Malota, Ziko, Ujka, Shehu, Deliu, Velija, Akinyemi, Mazrekaj. Trajne: Mirel Josa
Kukësi: Tafas, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, Taipi, De Lucas, Taipi, Basa, Shkurtaj, Musta. Trajner: Diego Longo. /f.a/abcnews.al