Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Real Madrid bën autokritikë në LaLiga, Nantes turpëron PSG-në kryesuese

schedule22:59 - 19 Shkurt, 2022

schedule 22:59 - 19 Shkurt, 2022

Real Madrid ka reaguar në kampionat, kurse PSG është befasuar nga Nantes në Ligue 1. Spanjollët, që kryesojnë në LaLiga, kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Alaves që lufton për mbijetesë.

Reali ka çuar në 7 pikë diferencën me Sevilla, që nesër përballet me Espanyol. Për madrilenët ka vonuar goli i parë. Asensio e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 63-të, kurse Vinicius Junior në të 80′ realizoi golin e qetësisë. Në fund shënoi edhe Benzema me penallti.

Në Francë Nantes e mposhti 3-1 skuadrën e PSG, që festoi në mesjavë në Champions League kundër Real Madrid. Skuadra e Pochettino pësoi tre gola në 45 minuta.



Kolo Muani e zhbllokoi ndeshjen pas katër minutash, kurse Merlin dyfishoi dhjetë minuta më pas. Një nisje fantastike për vendasit, që në shtesën e së parës fituan edhe një penallti.

Blas nuk fali dhe e çoi topin në rrjetë. PSG dha shenja jete në fillim të pjesës së dytë, pasi shënoi menjëherë me Neymar. Braziliani ishte protagonist, pasi nuk shënoi me penallti ta hapte ndeshjen në minutën e 58-të. Nantes e ruajti epërsinë deri në fund dhe mori tre pikët, duke u ngjitur për momentin në vendin e pestë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!