Ish-sulmuesi i Partizanit, Jasir Asani ka arritur të gjejë edhe golin e 5-të sezonal me skuadrën e Kisvrada.
Asani u fut në fushën e lojës si zëvendësues në minutën e 66-të, ndërsa vetëm 9 minuta i janë dashur për të tundur rrjetës e portës së Paks.
Goli i shënuar nga lojtari me origjinë shqiptare do të barazonte rezultatin 3-3, në takimin i cili po vazhdon të luhet mes Kisvrada dhe Paks.
26-vjeçari vazhdon me paraqitjet pozitive në kampionatin hungarez dhe këtë sezon është aktivizuar në 18 ndeshje.
/f.a/abcnews.al