S’e fituan betejën me flakët, çifti që vdiq në Borsh ishte me COVID, u gjetën nga dhëndri

schedule13:19 - 19 Shkurt, 2022

schedule 13:19 - 19 Shkurt, 2022

Rrapo dhe Savete Çika janë gjetur të pajetë në shtëpinë e tyre në fshatin Borsh të Himarës. Çifti i të moshuarve jetonin të vetëm, teksa ditët e fundit ishin të infektuar me COVID 19.

Gazetarja Sili Sulaj raporton se një shkëndije elektrike në dyshekun me korrent, besohet të jetë bërë shkak për vdekjen e tyre. 71 vjeçarja është asfiksuar, ndërsa 83 vjeçari ka plagë djegie ne gjymtyrë. Ata janë gjetur në mëngjes nga dhëndri i cili, shkonte për t’u çuar ilaçe dhe ushqime.

Fatkeqësisht çifti Çika nuk ka mundur të dalin në kohë nga banesa dhe kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Lexo edhe: Kush është çifti që humbi jetën nga zjarri në Borsh, çfarë ka mbetur nga shtëpia

Sipas burimeve të policisë, dyshohet se dy bashkëshortët kanë ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë për shkak të djegies së batanijes me korrent me të cilën flinin, për t’u ngrohur. Hetuesit dyshojnë se batanija me korrent ka marrë flakë dhe më pas zjarri përfshiu edhe jorganin dhe batanijet me të cilat ishin mbuluar, duke bërë që ata të asfiksohen.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!