Altin Alikaj është 46-vjeçari, që u gjet në banesën e tij pa shenja jete ditën e sotme nga e ëma, ndërsa shkaqet e vdekjes nuk dihen ende.
Viktima ishte shpallur i humbur më datë 11 shkurt nga kushëriri i tij në policinë e Vlorës.
Sipas burimeve për Abc News dyshohet se viktima ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se emri i tij ishte i njohur nga policia si përdorues droge.
Njoftimi i policisë
“Më datë 19.02.2022, është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A.,46 vjeç , banues në lagjen “24 Maji”, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”/abcnews.al/