Tragjike në Borsh, merr flakë shtëpia, vdesin burrë e grua nga asfiksia

schedule10:34 - 19 Shkurt, 2022

schedule 10:34 - 19 Shkurt, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Borsh, ku kanë humbur jetën burrë e grua nga asfiksia. Viktimat janë Rrapo Çika 83 vjeç dhe Savoja Çika 71 vjeçe.

Shtëpia e tyre është përfshirë në flakë për shkak të një shkëndije elektrike. Si pasojë e asfiksisë çifti i të moshuarve nuk ka mundur të dalë nga shtëpia.

“Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja S. C., 71 vjeçe. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike”, thotë policia.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!