Inter mendon për sulmin, dy emra nga Italia dhe një nga Franca

schedule15:09 - 18 Shkurt, 2022

schedule 15:09 - 18 Shkurt, 2022

Inter po mendon që tani për të formuar një sulm të freskët për sezonin e ardhshëm.

Tashmë dihet se Marotta ka filluar kontaktet e para për Scamacca të Sassuolos dhe Dybala të Juventus. Ky i fundit nuk dihet ende nëse do të firmosë rinovimin e kontratës me “Zonjën e Vjetër” dhe kështu drejtuesi sportiv i klubit zikaltër po mundohet të bindë argjentinasin që në qershor i skadon kontrata.

Marotta dhe Ausilio po mendojnë gjithashtu edhe për sulmuesin e Lille, Jonathan David.

David për këtë sezon ka shënuar 15 gola në 30 ndeshje të luajtura në Ligue 1 dhe Champions League. Kostoja nuk është e ulët pasi Lille nuk e heq më pak se 50 milion euro.

Gjithashtu një detaj për Scamacca është se sulmuesi italian refuzoi Dortmundin në janar vetëm se dëshiron transferimin në Milano./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!