Një surprizë e këndshme e pret balerinin Ilir Shaqiri në finalen e madhe të Big Brother VIP. Gruaja e tij, Emanuela ka udhëtuar drejt Tiranës për të pritur burrin e saj pasi të dalë nga shtëpia por thuhet se ajo do të hyjë dhe brenda shtëpisë së famshme për një surprizë.
Takimi me gruan është një ndër surprizat që produksioni ka menduar për balerinin. Ai ka pothuajse katër muaj që nuk e ka parë bashkëshorten. Kujtojmë se Emanuela ka surprizuar Ilirin në shtëpinë më të famshme në muajin tetor.
Emanuela shprehu disa kritika rreth faktit që Iliri kishte folur për tradhëtinë e tij. Thuhet gjithashtu se produksioni ka menduar një tjetër surprizë për të. Ai do të merret nga stafi dhe do të shkojë në Teatrin e Operas dhe Baletit ku do të kërcejë me të atin e tij.
Ndërkohë e bija e tij Emily nuk ka mundur të vijë pasi siç ka bërë me dije ajo është infektuar me virus. /abcnews.al