Kryeministri i ri në Malin e Zi, Abazoviç: Nuk shoh ndonjë problem nëse shkojmë në zgjedhje

schedule12:51 - 18 Shkurt, 2022

schedule 12:51 - 18 Shkurt, 2022

Vijon të jetë prezente kriza politike në Malin e Zi. Në një prononcim të fundit Dritan Abazoviç ka thënë se shpreson që së shpejti  të formohet qeveria e re e Malit të Zi dhe nëse kjo nuk ndodh, nuk sheh problem me mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Zëvendëskryeministri malazez dhe kreu i GP URA në lidhje me vonesën për propozimin e kryeministrit të ri ka thënë se procesi i zgjedhjes së tij nuk është i lehtë në asnjë vend.

“Është e keqe që nuk kemi qeveri, shpresoj se do ta kemi së shpejti. Dhe nëse nuk e kemi shpejt, mandati do t’u kthehet qytetarëve, nuk ka asnjë problem në këtë”, ka thënë Abazoviç.

Ai vlerësoi se protestat aktuale janë paqësore, duke shtuar se nuk e sheh se janë shumë masive dhe tha se “Po, ky është trajnimi ynë për demokraci”.

Ndryshe, javë më parë një pjesë e pozitës me ndihmën e opozitës kanë shkarkuar qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Zdravko Krivokapiç.

Abazoviç është propozuar nga partitë minoritare duke përfshirë edhe ato shqiptare që të jetë udhëheqës i ri i Qeverisë. /abcnews.al