Një 62-vjeçar me iniciale Dh.M është shpallur në kërkim pasi akuzohet për mbajtje pa leje të armëve shpërthyese dhe e municionit.
Policia njofton se gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar një sasi fishekësh, krehra, fishekëmbajtës, ndezësa të granatave luftarake dhe granata luftarake.
Mësohet se 62-vjeçari është banues në lagjen “Osman Haxhiu” Vlorë.
Gjithashtu në lidhje me këtë rast është proceduar penalisht edhe shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/