Naser Berisha është padyshim një ndër artistët më të dëgjuar ndër vite. Ai ka sjellë për publikun gjithmonë muzikë të mirë dhe ka qenë shumë aktiv. Së fundmi, ai ka publikuar albumin më të ri që mban titullin “Epike”. Në një intervistë për“Abc-ja e mëngjesit”, Naseri tregoi se kënga e parë i dedikohet nënës së ndjerë.
“Është përmbyllur cikli i këngëve që fillova nga shkurti i vitit të kaluar, duke i sjellë çdo dy muaj dhe e përmbylla me këngën “Epike” me 10 Shkurt. Është albumi i katërt pas 16 vitesh. Kisha punuar ndër vite nga pak por jo me një album të tërë.”, tha ai gjatë bisedës me moderatorin Alban Musa.
Ai tha se për shkak të pamundësisë financiare, albumi është i aksesueshëm vetëm në platformat online. Ndërkohë, ai u ndal gjithashtu dhe te trendet e sotme muzikore. “Asnjëherë se kam lëshuar rrugën time të muzikës së mirë. Mendoj se kam krijuar art, të tjerët do të merren me të nëse ia ka vlejtur muzika.
Si e tillë në kohë të vështira ka filluar të devijojë, hip hopi i mori të gjitha zhanret, por kanë filluar përsëri të dëgjojnë përsëri muzikë pop rock që luhen nga njerëzit e gjallë dhe jo nga bitet që krijohen nga kompjuteri.”, tha ai.
/abcnews.al