Ferran Torres ishte protagonisti kryesor i sfidës mes Barcelonës dhe Napolit, e vlefshme për fazën 1/16 të Europa League.
Torres arriti të gjente rrugën e rrjetës vetëm më penallti, duke barazuar kështu rezultatin e sfidës me skuadrën italiane që kishte kaluar në avantazh që në pjesën e parë të takimit.
Lojtari spanjoll ka shpërdoruar disa raste për të shënuar golin e triumfit, gjë e cila e ka prekur tej mase. Kjo është parë qartë pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit, teksa shihet duke qarë në fushën e lojës.
Ferran Torres couldn’t hold back his emotions after the whistle. pic.twitter.com/JYmxsBJ9ma
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) February 17, 2022
/f.a/abcnews.al

