Djali i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka kujtuar babanë e tij në 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Thacci përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, ka shpërndarë videon e momentit të shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, ku në atë kohë Hashim Thaçi ishte kryeministër dhe kishte lexuar deklaratën e pavarësisë.
“Babë, sot e kësaj dite me ndalet zemra kur të shohë duke shpallë Kosovën shtet. Mu sikurse mu pat ndalë më 17 shkurt 2008, kur dole nga banesa për këtë ditë historike, deri sa jashtë e bërë një epokë të jashtëzakonshme. Faleminderit që na solle lirinë dhe pavarësinë bashkë me shokët”, shkruan djali i ish presidentit.
Ndryshe, ish presidenti Thaçi është duke u mbajtur në paraburgim që nga viti 2020. Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./abcneës.al