Berisha: Rama lobon kundër meje në SHBA, replikon Spiropali: Ik shijo perëndimin, e more damkën

schedule11:17 - 17 Shkurt, 2022

schedule 11:17 - 17 Shkurt, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bllokuar për disa minuta foltoren e Kuvendit duke replikuar pa mikrofon me ministren Elisa Spiropali. Berisha tha se kryeministri Edi Rama lobon në SHBA kundër tij dhe pro figurës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Replika nga socialistët erdhi nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e cila i tha Berishës së damkën e fundit e mori  nga SHBA dhe nuk i ka mbetur asgjë veçse të shijojë perëndimin.

REPLIKAT

Sali Berisha: Sa për hyrje ministrja e Kulturës u jep 492 mln lekë firmës belge ku punon vajza e zonjës Linda Rama. I them parafolësit se si çdo fjalë që nxjerr nga goja edhe ato që tha, gjykata e ka dënuar për shpifje. Për çdo gjë që thua këtu do dënohesh për shpifje. Kam uruar Kosovën pa ardhur këtu për pavarësinë.

Nuk e uroj këtu me ju sepse ju nuk e votuat ligjin për gjenocidin serb. Nuk mund të uroj me ju sepse kreu juaj është vasal i Vuçiç që lobon për atë në SHBA dhe sulmon Berishën. Asgjë nuk të shpëton nga lidhjet që ke me krimin. Kam një lajm të veçantë sot. Sipas raportimeve të mediave, agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit  rezulton se janë identifikuar lidhje të shumta të krimit shqiptar me zyrtarë të shtetit shqiptar, Këto të dhëna janë pranë këtyre agjencive. Një ndihmë të veçantë ka dhënë një aplikacion i përdorur nga narkotrafikantët shqiptarë.

Elisa Spiropali: Që kur është kthyer në parlament kjo hije e të shkuarës duket sikur edhe ata në botën e përtejme kanë deputetin e tyre. Kujt i thua hajn tij, kujt i thua Kokë e Meduzës ti që ke marrë damkën përfundimtare nga SHBA. Ik në shtëpi shijo perëndimin. se nuk ka më agim për ty.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!