Si të dalloni nëse ju kanë bërë magji në dashuri? Flet teologu

schedule10:53 - 17 Shkurt, 2022

schedule 10:53 - 17 Shkurt, 2022

A mund ta bëni dikë për vete nëpërmjet magjisë? Mund t’ju duket e absurde por teologu Miron Cako thotë se po. Ai ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa, ku foli për këtë temë. Sipas tij, jo vetëm që është e vërtetë por gjithashtu është kthyer në një “trend”.

Magjia është një veprim okult që lidhet drejtpërdrejt me frymën demoniake. Ndër magjitë është dhe kjo për t’u lidhur me një person. Për shembull dikush dashuron një individ dhe se realizon dot sepse personi nuk e do. Kërkon ndihmën e një magjistari dhe nëpërmjet lutjeve realizohen këto lidhje të imponuara.

Kjo është trendi. Në këto kohë njerëzit janë dhënë shumë në këto marrëdhënie okulte, janë publike, mund t’i aksesosh shumë lehtë. Ka dhe libra ku mund të gjesh informacion se si bëhet magjia.“, theksoi ai duke shpjeguar dhe shenjat që tregojnë se një person është prekur nga magjia.

“Kur kemi një lidhje njerëzore dashurie, dallohen se njerëzit komunikojnë normal. Kur kemi magji, personi i magjepsur është i komanduar, është nervoz, ka ankthe dhe probleme psikologjike. Dhe marrëdhëniet në çift nuk janë normale.

Ka raste që personi e kupton se është i magjepsur dhe nuk e kontrollon dot veten. Prandaj njeriu duhet të lidhet me Zotin pasi e ndihmon njeriun dhe i tregon se ku është duke ecur.”, theksoi teologu. /abcnews.al