Zvicra do të heqë pothuajse të gjitha kufizimet anti-covid, sipas një deklaratë të qeverisë. Sipas njoftimit, do të mbetet në fuqi detyrimi për mbajtjen e maskës në transportin publik dhe infrastrukturën shëndetësore.
Karantina e detyrueshme pesë-ditore për ata që rezultojnë pozitivë me koronavirus do të qëndrojë gjithashtu në fuqi deri në fund të marsit, sipas qeverisë, për të mbrojtur personat më të rrezikuar.
Më shumë se 90% e 8.6 milionë personave janë të mbrojtur nga Covid. Më shumë se 2.6 milionë raste janë regjistruar që nga fillimi i pandemisë në Zvicër.
Ndërsa 12,600 persona kanë humbur jetën.
/abcnews.al