Qendra Kulturore e Rrogozhinës merr emrin e ish-kryebashkiakut socialist që u nda nga jeta

schedule22:11 - 16 Shkurt, 2022

schedule 22:11 - 16 Shkurt, 2022

Qendra Kulturore e Rrogozhinës do të mbajë emrin e ish-kryetarit të ndjerë Haxhi Memolla.  Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i ABC, Aldo Kozarja. Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale, kryetari në detyrë Edison Memolla shkruan se shiriti do të pritet pas fazës së zgjedhjeve lokale që mbahen në këtë bashki.

“Ditën e sotme i paraprimë inagurimit të godinës së re të qendrës së kulturës në mënyrën më të bukur. Pasi të kalojmë fazën e zgjedhjeve lokale,do pritet shiriti simbolik për hapjen e qendrës.?

?Falenderoj të gjithë ata që kontribuan për realizimin e këtij projekti.?

?Falenderoj të gjithë pjesmarrësit dhe nxënësit për aktivitetin e këndshëm me këngë, valle dhe recitime që kishin realizuar.?

?Falenderoj gjithashtu Këshillin Bashkiak të Bashkisë Rrogozhinë që vlerësoi përpjekjet e ish kryetarit tonë të ndjerë për të fituar këtë investim dhe vendosi që kjo godinë të quhet Qendra Kulturore ‘Haxhi Memolla’”, shkruan ai.

Haxhi Memolla u nda nga jeta papritur në shkurt të vitit 2020 si pasojë e një arresti kardiak. Në 6 mars qytetarët e Rrogozhinës do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.

/abcnews.al