Një skenar filmash është tentuar të vihet në zbatim nga 45 vjeçari Astrit Pukameka i cili është nisur të grabisë një karburant në Kavajë. Pas konfliktit me këta të dy, ka vajtur në një dyqan ku është konfliktuar dhe me shitësin e dyqanit, shtetasin Bardhyl Petja, dhe e ka plagosur me thikë.
Fillimisht ai ka plagosur Arjan Shaun, bashkë me makinën e tij, dhe është larguar në drejtim të Rrogozhinës. Siç bëhet me dije nga burime të policisë, në fshatin Lekaj, Arjan Shau, ka tentuar të devijojë makinën, dhe është futur në parkimin e një karburanti, dhe shtetasi Astrit Pukameka e ka plagosur me thikë.
Pasi kanë dalë nga makina, është afruar te vendqëndrimi i punonjësit të karburantit, i ka marrë shumën e xhiros ditore, dhe në momentin që kanë arritur shërbimet e Policisë, ka kërcënuar se do digjte karburantin.
Më pas ka marrë një taksi me të cilën ka shkuar në një pikë karburanti ku i ka marrë me forcë xhiron ditore prej 120.000 lekë të rinj, shitësit të karburantit.
Shërbimet e Policisë kanë arritur në kohë duke parandaluar dhe shmangur një ngjarje të rëndë kriminale me pasoja për jetën. Falë ndërhyrjes profesionale, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Njoftimi i policisë
Kavajë/Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë pas marrjes se njoftimit se shtetasi A. P., në afërsi të mbikalimit në rrugë dytësore, ka kanosur se do digjte me benzinë dy persona, dhe ka plagosur me thikë shtetasin B. P., si dhe ka marrë peng shtetasin A. Sh. bashkë me mjetin e tij, organizuan punën me qëllim kapjen e këtij shtetasi.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij shtetasi, i cili në fshatin Lekaj, në sheshpushimin e një karburanti, ka plagosur me thikë drejtuesin e mjetit që kishte marrë peng, shtetasin A. Sh., dhe më pas i ka marrë me forcë xhiron ditore prej 120.000 lekë të rinj, shitësit të karburantit, dhe ka kërcënuar se do të digjte karburantin.
Shërbimet e Policisë kanë arritur në kohë duke parandaluar dhe shmangur një ngjarje të rëndë kriminale me pasoja për jetën. Falë ndërhyrjes profesionale, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– A. P., 45 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Vjedhja me dhunë”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.