Mediat Belge i kanë bërë jehonë mos ekstradimit nga Dubai të Eldi Dizdarit apo i njohur ndryshe si Denis Matoshi. Teksa raportojnë për kapjen e kontrabandistit të madh të grupit të kokainës Mechelen, Farhan Bouzambou shprehin shqetësimin se si arrijnë “boss-ët” t’i fshihen drejtësisë nëpërmjet Dubait.
Farhan Bouzambou u arrestua në Emiratet e Bashkuara pas këkresës së Belgjikës për shkak se ai u dënua me njëmbëdhjetë vjet burg. Që nga dënimi i tij në tetor 2021, De Mechelaar ka qenë në listën e kërkimeve ndërkombëtare të Interpolit. Belgjika tani do t’i kërkojë Emirateve të Bashkuara Arabe ekstradimin e trafikantit të drogës.
Ky do të jetë një test i rëndësishëm. Ministri i Drejtësisë Vincent Van Quickenborne përfundoi një traktat ekstradimi në Abu Dhabi vitin e kaluar, por deri më tani ai nuk ka dhënë asnjë rezultat. Për shembull, ekstradimi i Nordin El Hajjioui (‘fat Nordin van den Dam’) i dyshuar për kontrabandë ndërkombëtare droge në Belgjikë u refuzua për arsye procedurale . Emiratet refuzuan gjithashtu të ekstradojnë bosët e mëdhenj të drogës si bosi i Camorra Rafaele Imperiale dhe mbreti i mafias shqiptare Denis Matoshi në Itali.
Belgjika tani shpreson që një numër i kontrabandistëve të dënuar të drogës të ekstradohen nga Dubai. Nëse Bouzambou ekstradohet, kontrabandistët e tjerë të dënuar të drogës e dinë menjëherë se nuk mund të llogarisin më në mbrojtjen e regjimit në Emiratet.
Ndërkohë mediat belge e konsiderojnë Dubain si shtëpinë e kriminelëve ku mund të lëvizin të lirë dhe pa u ekstraduar në vendet ku kanë kryer krimet e tyre.
Kush është Eldi Dizdari? Eldi Dizdari akuzohet si një nga personat e përfshirë në ngjarjen e ndodhur me Ervin Matën në mbrëmjen e 4 tetorit, para lokalit “Monopol” të Redi Popeskut. Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi dhe njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua në Durrës. Eldi Dizdarit është cilësuar ndryshe edhe si kryetari i bandës shqiptare të drogës “Kompania Bello” që ka dalë sërish në disa përgjime të anëtarëve të grupit të “Ndrangheta-s” /abcnews.al/