Ditën e djeshme, Beatrix Ramosaj reagoi ashpër ndaj opinionistes së Big Brother VIP, Balina Bodinaku duke e akuzuar për shpifje. Këngëtarja publikoi një bisedë të Balinës, që pretendonte se këngëtarja ka shkuar për pushime me të dashurin.
“Sa herë më ke sulmuar brenda shtëpisë BBV e ke pasur personale. Mesa di unë nuk të kam rënë ndonjëherë në qaf, prandaj kjo të jetë hera e fundit që ti shpif për mua ose ndryshe do ndjek rrugë ligjore.”, shkroi mes të tjerash Trixa.
Kjo solli reagimin e opinionistes, e cila theksoi se ishte cënuar privatësia e saj me publikimin e bisedës private. Ndërkohë, Balina ka folur për këtë situatë dhe sot në emisionin “Wake up”, ku ka theksuar edhe një herë faktin që komunikimi i saj ishte privat ndërsa shtoi se nuk kishte folur fare me Trixën.
“Kjo është një situatë që do kisha dashur të mos flisja se është më shumë e stisur sesa reale. Kuptimi që iu dha është shumë larg të vërtetës dhe nuk e di pse u bë e as nuk e marr përsipër që ta analizoj.
Dje kam bërë një reagim, të cilit nuk do të doja t’i shtoja as t’i hiqja ndonjë gjë. Nuk dua ta analizoj çfarë ka Trixa. Unë mund të sqaroj vetëm pozicionin tim në këtë mes, është komunikim privat dhe nuk është as i saktë as i plotë.”, tha Balina. /abcnews.al