Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alarm te Skënderbeu, pezullime e dëmtime të shumta para finales

schedule09:34 - 16 Shkurt, 2022

schedule 09:34 - 16 Shkurt, 2022

Skënderbeu në hall para ndeshjes kundër Egnatias, ditën e shtunë. Trajneri Migen Memelli ndaj Partizanit nuk kishte për arsye dëmtimesh katër futbollistë.

Jorgo Meksi, Leonardo Vitija, Agnaldo Moraes dhe Jurgen Vrapi nuk ishin nën urdhrat e trajnerit të Skënderbeut. Për ndeshjen tjetër shtohen mungesat.

Jean Victor dhe Leard Sadriu kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe janë mungesa të sigurta për të shtunën.

Ndërkohë që rrezikon edhe Vangjel Zguro, i cili u dëmtua në kavilje ndeshjen e shkuar ndaj Partizanit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!