Uashingtoni apel Prishtinës: Hiq taksën ndaj Serbisë, ndryshe…

schedule15:58 - 1 Mars, 2019

schedule 15:58 - 1 Mars, 2019

Delegacioni amerikan i Këshillit Kombëtar të Sigurisë kërcënoi me heqjen e trupave amerikane nga KFOR-I në rast s’e nuk pezullohet taksa e vendosur ndaj produkteve serbe. Kryetari I Kuvendit Kadri Veseli tha se nuk do të lejojë  që të prishen raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Mundësia e tërheqjes së trupave amerikane të KFOR-it nga Kosova është diskutuar në takimet që zyrtarët e lartë amerikanë patën dy ditë radhazi me institucionet e Kosovës.

Këtë e konfirmoi bashkëkryesuesi i ekipit negociator për dialog me Serbinë Shpend Ahmeti, në një emision në Klan Kosova.

“Nuk është qëndrim zyrtar që ti tërheqin ushtarët, megjithatë janë përmendur si masa që duhet të ndërmerren nëse kjo çështje fillon me eskalu…”.

Ndërsa kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se ushtarët amerikan nuk largohen nga Kosova për shkak të taksës.

Edhe kryetari i parlamentit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë sot se baza amerikane Bondsteel do të qëndrojë në Kosovë.

“ShBA-ja është partneri më i sigurt dhe besnik i Kosovë. Janë ide të çoroditura nëse mendohet se nga ShBA-ja do të vij rrezik për shtetin e Kosovës, janë njerëz të pa mençur dhe të paditur.…do të qëndrojë baza në Bondsteel, do të jemi ma të mençur për me pas prezencë të bizneseve amerikane. Po merremi me vetveten po edhe ju po ja boni pak hairin”.

 Zyrtarët e lartë amerikanë kanë qëndruar në Beograd e Prishtinë tri ditë radhazi në përpjekje për pezullimin e taksës dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Në qëndrimin zyrtar të tyre pas të gjitha takimeve është thënë se kërkohet me urgjencë pezullimi i taksës dhe vazhdimi i dialogut Kosovë Serbi./abcnews.al