Dj PM dhe Sarah janë një ndër çiftet e krijuara në këtë edicion të parë të “Big Brother VIP”.
Të ftuar mbrëmjen e sotme në “FAN Club”, ata zbuluan të rejat e lidhjes së tyre. Ishte Sarah që tregoi se po shijojnë marrëdhënien e tyre jashtë shtëpisë.
“Kemi një muaj jashtë shtëpisë, kemi dashur të jemi pak në privatësi, por jemi shumë mirë. Nuk po jetojmë bashkë, nuk jemi fejuar, shkojmë e vijmë Tiranë-Prishtinë dhe jemi shumë mirë”, u shpreh ajo.
Më tej, dyshja u surprizuan në studio nga një buqetë e madhe me trëndafila nga fansat e tyre. Kjo i emocionoi të dy dhe shkëmbyen një puthje në buzë./abcnews.al