Një ditë para se të vendosej busti i Skënderbeut, IKMT ka ndërhyrë dhe ka prishur bazamentin. Kjo për shkak se Bashkia e Lezhës nuk kishte marrë leje përkatëse te Instituti i Monumenteve në Ministrinë e Kulturës.
Nuk dihet se ku do të ngrihet bazamenti i ligjshëm, ndërkohë që nesëe me dy Mars do të mbahet ceremonia shtetërore për të përkujtuar “Besëlidhjen e Lezhës 1444”. Pas kësaj ndërhyrjeje të IKMT-së ceremonia do të braktiset nga pushteti vendor dhe ende nuk dihet se si do veprohet me aktivitetet e festimeve që ajo ka marrë përsipër të organizojë. /abcnews.al