Vllaznia do të përballet në “Air Albania” me skuadrën e Partizanit, në kuadër të javës së 20-të të Abissnet Superiores, një takim që do të luhet ditën e shtunë ora 16:45.
Një sfidë tepër e luftuar pritet të jetë mes demave dhe shkodranëve të cilët synojnë një vend në europë nga kampionati edhe pse të dyja skuadrat kanë arritur të kalojnë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Shkodranët e Thomas Brdaric pas fitores kundër Teutës do të kërkojnë një tjetër fitore ndaj të kuqve, por tekniku i kuqebluve duhet të bëjë llogaritë pa sulmuesin Ardit Hoxhaj që vuan një dëmtim prej disa javësh.
Fitorja 4-2 ndaj Teutës ka rritur shpresat për Vllazninë, që qëndron në vendin e katërt, vetëm katër pikë më pak se Kukësi. /f.a/abcnews.al