“Ikën” dimri në Korçë

schedule15:51 - 1 Mars, 2019

schedule 15:51 - 1 Mars, 2019

Në Korçë ikja e dimrit është festuar sipas riteve tradicionale. Banorët natën kanë ndezur zjarret si simbole të ndërrimit të stinëve.

Në Korçë, stina e ftohtë ka mbaruar. Dimri për korçarët, në mënyrë simbolike, largohet ditën e fundit të Shkurtit. Dita e parë e stinës së re, është festuar në çdo shesh dhe rrugicë të qytetit, ku të gjithë bashkë, fëmijë dhe të rritur kanë ndezur zjarret tradicionale të kësaj feste pagane, që nga shekujt vjen si Dita e Verës.

“Të tërë kontribuojmë si lagje dhe bëjmë një zjarr, domethënë për të larguar dimrin e fortë, dimrin e acartë”.

Kapërcimi i zjarreve, që mbart simbolikën e purifikimit dhe largimit të së keqes është pjesë e ritualit të festës, tradita e së cilës përcillet e pandryshuar ndër breza.

“Çdo vitet e tjera, edhe këtë vit, shyqyr Zotit që na mbajti koha e mirë, ta festojmë.”

Edhe pse festë pagane, 1 Marsi në Korçë njihet si festa e besimtarëve ortodoksë. Në juglindje Dita e Verës festohet në dy data, 1 dhe 14 mars, që është edhe dita zyrtare e kësaj feste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!