Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Putin: “Sigurisht” që nuk duam luftë në Evropë. Scholz: Integriteti territorial i panegociueshëm

schedule15:42 - 15 Shkurt, 2022

schedule 15:42 - 15 Shkurt, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelari gjerman Olaf Scholz dhanë një konferencë për shtyp pas takimit të tyre në Moskë. Kancelari gjerman deklaroi se grumbullimi i trupave në kufirin me Ukrainën shihet si kërcënim dhe është i pakuptueshëm. Ai kërkon de-përshkallëzim në rajon dhe thotë se është e rëndësishme që kjo situatë “nuk do të pasojë asnjë luftë”, shkruan BBC.

Lexo edhe: Putin: Rusia është e gatshme të diskutojë sigurinë evropiane dhe raketat

Scholz u shpreh gjithashtu se integriteti territorial është “i panegociueshëm” dhe është dëshira e tij që të ketë dialog. Bisedimet nuk duhet të vijnë në një “rrugë qorre”, shton ai.

Nga ana tjetër edhe Presidenti rus Vladimir Putin ka këmbëngulur se ai “sigurisht” nuk dëshiron një luftë në Evropë mes pretendimeve kontradiktore se ai kishte tërhequr disa forca të vendit të tij nga kufijtë e Ukrainës. Duke folur pas bisedimeve me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Putin theksoi se nuk ishte i prirur për një konfrontim ushtarak. Ai sugjeroi gjithashtu se ekzistonte mundësia për bisedime të mëtejshme midis Moskës dhe Perëndimit në një përpjekje për të lehtësuar tensionet aktuale.g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!