Ç’ndodhi? Beatrix Ramosaj reagon ashpër ndaj Balina Bodinakut: Nuk mi ul dot vlerat

schedule14:22 - 15 Shkurt, 2022

schedule 14:22 - 15 Shkurt, 2022

Beatrix Ramosaj ka reaguar ashpër ndaj opinionistes së Big Brother VIP, Balina Bodinaku duke e akuzuar për shpifje. Përmes disa postimeve në rrjete sociale, Beatrix ka bërë me dije se opinionistja ka aluduar se ajo ndodhet me pushime me të dashurin.

Këngëtarja ka publikuar një bisedë që ka zhvilluar Balina në Instagram lidhur me këtë spekulim. Këngëtarja po ashtu e akuzon opinionisten se e ka sulmuar disa herë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe se e ka patur personale.

Ajo shprehet se kjo është një shpifje ndërsa paralajmëron dhe masa ligjore ndaj saj. “Të hamendësosh për jetën time private me shoqet e tua je e lirë ta bësh kur të duash por të mundohesh të influencosh mbështetësit e mi me shpifjet e tua nuk ta toleroj.

Kështu si ke vepruar ti më vërteton që instiktin e kam pasur të saktë. Sa herë më ke sulmuar brenda shtëpisë së BBV e ke pasur personale.Mesa di unë nuk të kam rënë ndonjëherë në qafë, prandaj kjo të jetë hera e fundit që ti shpif për mua ose ndryshe do të ndjek rrugë ligjore.”, ka shkruar Beatrix.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!