Deputeti i PD: Nëse SPAK i shkon në fund hetimit për inceneratorët, “digjet” gjysma e qeverisë

schedule13:39 - 15 Shkurt, 2022

schedule 13:39 - 15 Shkurt, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja këtë të martë ka qenë i ftuar në ABC Live ku ka folur për ecurinë e komisionit hetimor për inceneratorët.

Gështjenja është shprehur se gjatë këtyre ditëve do të japin dëshmitë e tyre të gjithë të përfshirët në këtë aferë ndër më të mëdhat ndoshta të shekullit mes të cilëve do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Deputeti është shprehur se vjedhja e kryer në këto tre inceneratorë është e madhe dhe është për të ardhur keq që deri më tani nuk ka qenë vënë në dukje dhe për 8 vite mazhoranca aktuale nuk ka pasur asnjë frikë nga ligji.

Komisioni deri më tani ka bërë një punë të mirë dhe pas përplasjes mes mazhorancës që kërkuan mbylljen  por afati është shtyre deri në 25 shkurt. Do të thirren një listë e gjatë dëshmitarësh dhe është lista e personave që kanë marrë pjesë në këtë që mund ta quaj aferën e shekullit, pasi flitet për 430 milionë euro. Inceneratorët është shkalla e fundit që përcakto ligji shqiptar dhe niveli i mazhorancës.

Duhet që të ezaurohen 5 hapa para se të shkosh tek incenerimi i mbetjeve se në fund të fundit një pjesë e mbetjeve urbane riciklimi i tyre janë para dhe nuk mundet që ti asgjësosh. Në Elbasan nuk ka pasur asnjë procedurë dhe s’është publikuar asgjë. Unë se kam kuptuar sesi ministria e Financave, Thesari apo institucionet e tjera kanë bërë pagesa për këtë dhe pse nuk është kontratë dhe s’ka pasur asgjë të shkruar. Ne të tre procedurat nuk ka pasur garë të tre kompanitë janë të njëjtët njerëz që qëndrojnë nga pas, nuk ka pas pjesëmarrje të kompanive të huaja, por vetëm kompani pa eksperiencë që janë  krijuar vetëm një muaj para dorëzimit të dokumentacionit, në të tre bashkitë Tiranë , Elbasan dhe në Fier është paraqitur si emergjencë menaxhimi i mbetjeve.

Prodhimi i energjisë është një kusht në kontratë, por që nuk është bërë i mundur dhe pse kanë marrë pagesa më shumë seç duhet dhe asnjëra nuk prodhon energji sot, i Fierit nuk është vënë në punë fare.

Sot është administratori i Elbasanit dhe komisioni përgjegjës për këtë si pjesë e zinxhirit që është në këtë dhe besoj se mbyllet me kryeministrin që akoma nuk e ka konfirmuar por besoj se do të jetë para komisionit me 23 ose 24 shkurt”, ka thënë ai.

Ndër të tjera deputeti demokrat është shprehur se nëse SPAK do ti shkojë deri në fund hetimit do të shikojmë se në këtë aferë të madhe korruptime me një dëm prej 430 milionë eurosh janë të përfshirë gjysma e qeverisë.

Komisioni hetimor nuk është prokurori dhe gjykatë por një komision hetimor për rastet që janë shkelje, fundi është që përfundimi i këtij hetimi të vendoset në dispozicion, SPAK është duke hetuar nëse do të shkojnë deri në fund hetimet më shumë se gjysma e qeverisë do të digjet. Shkeljet në këtë aferë janë flagrante nuk i mbulojnë dot, ajo që kam konstatuar është se kjo mazhorancë në këto tetë vjet nuk kanë pasur frikë nga ligji nuk ka ndodhur në këto 30 vute një gjë e tillë.

Nëse shqiptarët kërkojnë që të rikthehet demokracia ky do të jetë hapi i parë i drejtësisë. Nuk janë pak 430 milionë euro, që mund të ndryshonin  infrastrukturën rurale”, është shprehur deputeti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!