Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Eros Grezda nuk do të jetë më lojtar i skuadrës kroate, Osijek. Palën kanë rënë dakord të “ndajnë” rrugët mes tyre në ditën e të dashuruarve.
Grezda dhe skuadra kroate kanë ndërprerë kontratën me konsensus, ku pas rikthimit nga huazimi të 26-vjeçarit, Osijek vendosi të mos vazhdojë më bashkëpunimin mes tyre.
Paraqitjet jo të mira të shqiptarit kanë bërë që drejtuesit e skuadrës kroate të marrin masa ndaj lojtarit, ku sulmuesi gjithsej ka zhvilluar 50 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 3 asiste.
Kujtojmë se Grezda ishte i huazuar te skuadra hungareze e Zalaegerszegisit, ku në 5 ndeshje të aktivizuara në këtë sezon ka shënuar vetëm 1 gol shumë larg pritshmërive të drejtuesve.
/f.a/abcnews.al