Miliarderi amerikan, Jared Isaacman do të bëjë edhe tre fluturime të tjera në hapësirë me SpaceX. I pari nga tre fluturimet e Polaris është planifikuar për në fund të këtij viti dhe do të zgjasë deri në pesë ditë. Ekuipazhi, Isaacman dhe tre të tjerë, do të bëjnë një shëtitje në hapësirë, ekuipazhi i parë i kapsulës SpaceX Dragon.
Isaacman, 39 vjeç, i cili mori pjesë në fluturimin e parë të plotë civil në hapësirë vitin e kaluar, e bëri njoftimin për NBC dhe Washington Post të hënën. Siç tha ai, një mision i dytë do të pasojë pak më vonë. Këto dy misione pritet të hapin rrugën për misionin e parë të drejtuar me raketën Starship të SpaceX.
Isaacman nuk dha detaje të mëtejshme mbi fluturimet por tha se “Ne do të shkojmë në hapësirë më larg se sa njerëzit kanë shkuar që kur kemi ecur për herë të fundit në Hënë”. Deri më tani, anija kozmike ka transportuar astronautë vetëm në udhëtime në orbitën e ulët të Tokës, ose zonën e hapësirës që rrethon drejtpërdrejt Tokën. /abcnews.al