Mijëra infermierë protestuan në Sidnei ndaj mungesës së stafit, lodhjes dhe stresit gjatë pandemisë së koronavirusit. Mijëra bluza të bardha marshuan drejt parlamentit për të denoncuar kushtet e tyre të punës.
Turmat e infermierëve mbanin në duar parulla për të shprehur indinjatën për mungesën e shtretërve dhe pajisjeve në spitale, për lodhjen e tyre përballë krizës së zgjatur shëndetësore.
Pavarësisht shkallës së lartë të vaksinimit, rastet kanë shënuar rritje gjatë muajve të fundit duke shkaktuar mbingarkesë në spitale dhe duke reduktuar stafin në dispozicion pasi një pjesë e tij është infektuar.
Australia ka regjistruar 2,946,681 raste dhe 4,668 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al