Të premten në mbrëmje, Beatrix Ramosaj nuk pranoj të shkonte për darkë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Kjo pas një situate të krijuar mes Ermal Mamaqit dhe disa të famshmëve të tjerë, që u bënë pjesë e lojës për disa orë.
Ndërkohë, Donaldi ka qenë shumë i mërzitur që këngëtarja nuk ka pranuar ta takojë. Madje, nuk ka dashur t’i bëjë as edhe ndonjë urim për Shën Valentin.
Pas disa këmbënguljesh, aktori ka pranuar dhe Beniada menjëherë ka dhënë një mesazh për Beatrix nga shtëpia.
“Unë dhe Donaldi çojmë një përqafim shumë të madh për një vajzë speciale që unë e dua shumë që quhet Trixa!”, uroi ajo.
Ndërkohë, Donaldi vendosi ta surprizojë partneren, duke i bërë thirrje të vëllait për t’i dërguar Beatrix një buqetë të madhe me lule.
“O Romeo shko në një dyqan dhe dërgoi Trixës një tufë me lule të madhe. Ose kush dyqan lulesh që po e dëgjon t’i cojë një buqetë me lule Trixës nga ana ime.”, u shpreh ai./abcnews.al