Ende pa mbaruar pandemia, një tjetër rrezik për botën: Ethet Lassa shfaqen në Britani

schedule15:39 - 14 Shkurt, 2022

schedule 15:39 - 14 Shkurt, 2022

Një person ka humbur jetën në Britaninë e Madhe prej etheve Lassa. Ndërkohë, janë konfirmuar dhe 3 raste të reja. Rastet janë brenda së njëjtës familje dhe lidhen me udhëtimet e fundit në Afrikën perëndimore.

Çfarë duhet të dimë për ethet Lassa ?

Shkencëtarët e identifikuan për herë të parë virusin që shkakton ethet e Lassas në vitin 1969, raporton BBC.

Ethet Lassa janë një virus i cili shfaqet kryesisht në vendet e Afrikës perëndimore, duke përfshirë Nigerinë, Sierra Leone, Malin, Liberinë dhe Guinenë.

Sëmundja është klasifikuar si një epidemi e mundshme. OBSH thotë se simptomat më të zakonshme janë ethet, dobësimi i sistemit imunitar dhe më pas dhimbja e kokës, të vjellat dhe diarreja.

Simptomat/ Sipas OBSH-së,mund të shfaqen si simptoma: ënjtja e fytyrës, lëngjet në mushkëri, gjakderdhja nga goja, hunda, vagina ose trakti gastrointestinal dhe presioni i ulët i gjakut. Për shkak se simptomat e etheve Lassa janë të ndryshme dhe jo specifike, diagnoza klinike është e vështirë, veçanërisht në fillim të sëmundjes dhe aktualisht nuk ka asnjë vaksinë.

1/4 e pacientëve mund të përjetojnë gjithashtu shurdhim të përkohshëm që përfundimisht do të kthehet, pohon literatura mjekësore.

Sëmundja mund të përhapet ose nga minjtë ose nga personi në person duke u ekspozuar ndaj lëngjeve trupore të dikujt që është i infektuar.

Sëmundja mbetet endemike në Afrikën perëndimore dhe ka 100,000 deri në 300,000 raste të etheve Lassa që diagnostikohen çdo vit. / abcnews.al