Kriza në Ukrainë, si ndikon në Shqipëri, Këlliçi dhe Haxhiymeri analizojnë pasojat

schedule13:04 - 14 Shkurt, 2022

schedule 13:04 - 14 Shkurt, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Amerikane të Tregtisë Reshard Këlliçi foli në ABC Live me moderatoren Sibora Bitri në lidhje me krizën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në Shqipëri.

“Shqipëria është anëtare e NATO. Nëse ka një konflikt ajo ndjek direktivat e NATO-së. Shqipëria nëse mbyllen të gjitha burimet do vazhdojë me LNG. Nuk është i lehtë nga ana e fizibilitetit. Në një ditë të bukur Shqipëria do kishte pasur shumë herë më mirë marrëdhënie me gazin. Për Shqipërinë do të vazhdojmë të shohim me sy nga LNG dhe do shpresojmë që kriza e radhës të mos sjellë një krizë energjetike. Argumenti i duhur për këdo nuk është argument nëse Rusia apo SHBA janë të mira apo të këqija. Por sovraniteti i një kombi është gjithmonë një gjë e mirë”, tha ai.

Ndërsa Adi Haxhiymeri tha se pritet një rritje e çmimeve. Ai theksoi se kjo krizë do të ketë dy bilance, atë ekonomike dhe gjeopolitike.

“Pjesa e energjisë është shumë e rëndësishme për ne. Me rritjen e çmimit të energjisë do ballafaqohemi. Për shtetin tonë pati një favor kjo situatë. Duke qenë se burimet energjetike i kemi hidro kjo na lehtëson. Doganat për të njëjtin volum qarkullimi kanë marrë më shumë të ardhura. Varemi shumë pak nga faktorët e importit në këtë drejtim. Jemi në pritje të çmimeve të reja. Kur të vijnë faturat kjo do të jetë shtesë.

Ka dy bilance. Njëri është ekonomik. Dhe tjetri gjeopolitik. Nëse krijohet një konflikt Rusia mund të përfitojë gjeo politikisht. Fillimisht do ketë një humbje ekonomike. Shtete të tilla si Gjermania dhe Franca prej kohësh kanë pasur qëndrimin e tyre që Ukraina të mos hynte në NATO. Në rast se krahu tjetër perëndimor do kishte tërheqje në këtë drejtim do kishte përfitime të mëdha ekonomike. Ky është një bilanc mes dy bilanceve. Do gjendet një zgjidhje diplomatike apo do bëhet një veprim ku asnjëri nuk do i marrë të dyja. Sa i përket Shqipërisë për ndikimin e ndryshimit të çmimeve kjo është një gjë që nuk e di askush. Jemi thjesht pasojë e të gjithë asaj që mund të ndodhë.  Nuk mund të fillojmë të bëjmë përllogaritje sikur kjo gjë ndodhi”, tha Haxhiymeri.