“Dorëzohet” Longo: Do luftojmë deri në fund, por titulli nuk është në dorën tonë

schedule16:11 - 13 Shkurt, 2022

schedule 16:11 - 13 Shkurt, 2022

Verilindorët triumfuan 4-0 ndaj Kastriotit. Një fitore shumë e rëndësishme për Kukësin që vazhdon të mbajë hapin e dy skuadrave të para.

Me katër golat e shënuar ndaj Kastriotit, Diego Longo u shfaq i lumtur, ndërsa ka theksuar se merita i takon e gjithë ekipit për lojën që kanë zhvilluar.

Tekniku italian nuk nguroi të thoshte se tanimë titulli kampion nuk është më në dorën e tyre dhe se gjithçka varet nga këmbët e Tiranës.

Fitorja ndaj Kastrioti: Jam lumtur për rezultatin që kemi marrë në një ndeshje të tillë, pasi luanim ndaj një kundërshtari që në ndeshjen ndaj Partizanit apo Dinamos kishte pësuar vetëm dy gola, ndaj jemi të lumtur për këtë rezultat.

Ndeshjet e radhës: Na presin shumë ndeshje të rëndësishme, një është ajo kundër Laçit, e cila na ka marrë pikë të këtë sezon rëndësishme, me një humbje dhe një barazim, por besoj se do të jemi mirë në vazhdim dhe do ia dalim.

Skuadra: Ata e morën fitore dhe jam i kënaqur, më shumë për Bahtirin sepse nuk ka pasur shumë minuta, por e tregoi se ka vlera dhe jam I kënaqur me të gjithë lojtarët e mi.

Shkurtaj: Shkurtaj është më mirë për sa i përket formës fizike, por dje gjatë stërvitjes ai pati një problem në pulpë dhe nuk donim të rrezikonim dhe shpresoj të rikthehet së shpejti.

Tirana: Ne do të luftojmë, kjo varet edhe nga ata, kjo do të thotë se edhe ata kanë presin, por do kenë stresin që ne jemi aty. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!