117 vjet më parë, u vra Papa Kristo Negovani vetëm se zgjodhi gjuhën shqipe në kishë

schedule16:16 - 12 Shkurt, 2022

schedule 16:16 - 12 Shkurt, 2022

Ishte 12 shkurti i vitit 1905, kur Papa Kristo Negovani së bashku me të vëllain e tij, Papa Theodhosin, dhe tre bashkëfshatarë të tjerë u masakruan nga andartët grekë.

Ai qe një ndër frymëzuesit e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, e cila do të bëhej realitet vetëm me Fan Nolin. Papa Kristo Negovani u lind në vitin 1875 në Negovan të Kolonjës. Arsimin fillor e mori në vendlindje dhe shkollën e mesme e vazhdoi në Athinë.

lirisë e pavarësisë së vendit. Me librat shqip, të sjellë në Negovan, hapi fshehtas shkollën e parë shqipe për bashkëfshatarët e tij dhe me interesimin e tij u dërguan vajzat e para nga Negovani në shkollën shqipe të vashave në Korçë.

Papa Kristo Negovani, më 10 shkurt 1905, organizoi një shërbesë kishtare në gjuhën shqipe, dhe 2 ditë më vonë, u vra.

Ndër veprat letrare të Papa Kristo Negovanit vlen të përmenden: “Istori e dhjatës vjetërë”, botuar në Bukuresht në 1899; “Bënjatë e shënjtorëvet dërgimtarë”, në Sofje më 1903 etj, si dhe shkroi e përkthyeu në shqip edhe përralla e shumë vjersha me karakter didaktik.

Jeta

Papa Kristo Negovani lindi në Negovan. Që i ri, për të mbajtur ekonomikisht familjen largohet nga fshati dhe emigron në Rumani, duke punuar si marangoz nëpër kantieret e ndërtimeve në Bukuresht dhe Kostancë . Pra, ishte koha kur shovinizmi grek filloi të veprojë lirisht kundër të gjitha vendeve të tjera fqinje, që pengonin helenizmin mbi këtë zonë të okupuar nga Turqia në Ballkan.

Gjatë qëndrimit në Rumani librat e Frashëllinjëve, të Naimit, Abdylit dhe të Samiut dhe të shkrimtarëve e patriotëve të tjerë të Rilindjes sonë Kombëtare, që botoheshin në atë kohë  ndezën akoma më shumë ndjenjat patriotike të mësuesit Kristo.”

Pas Rumanisë shkoi në Athinë të Greqisë, ku u arsimua, dhe pas kësaj ai u kthye në vendlindje dhe shërbeu si mësues i Negovanit dhe i Bellkamenit, dy vatra të qëndresës shqiptare kundër egërsisë së shovinistëve grekë të Megali-Idesë. Këto fshatra ishin të mëdhenj në atë kohë, numëroni nga 500 shtëpi secili, të banuar qind për qind me shqiptarë dhe mësuesi, dhaskali Kristo, krahas klasave në gjuhën greke, hapi edhe klasat e para e të dyta të fillores në gjuhën shqipe.

Për të qenë ortodoks i mirë, predikonte ai, duhet kuptuar se çfarë thuhet në kishë, prandaj kisha në gjuhën greke nuk i shërben ortodoksisë shqiptare, predikonte ai. Kjo i shqetësoi shumë qeveritarët në Kozanë të Follorinës dhe i erdhën për kontroll.

Raporti i kontrollit e vlerësonte shumë nivelin e mësimdhënies nga ana metodike e pedagogjike, por e kritikonte ashpër për klasat që kishte hapur në gjuhën shqipe, megjithëse ai e mbronte për arsye se fëmijët e klasave të para të shkollës fillore nuk kuptojnë asnjë fjalë greqisht dhe se ata dinë vetëm gjuhën e nënave të tyre shqip. Por kjo ide dhe ky veprim i kushtoi Kristos jetën e tij fare të re.

Vrasja

Vrasjen e Papa Kristo Negovanit e kishte organizuar dhe e kishte bërë dhespoti i Kosturit. Ai erdhi në fshat dhe asistoi në meshën që mbajti gjyshi dhe kur dëgjoi që u mbajt në gjuhën shqipe, u nevrikos dhe si i tërbuar iku nga fshati pa u takuar me njeri, duke thënë kërcënuar se do ta shihnin përsëri.

Para se të largohej, iu dha edhe urdhrin andartëve të Jan Bullakës që të vrisnin brenda ditës në fshatin tonë 25 patriotë shqiptarë, me në krye dhaskal Kriston dhe vëllain e tij, Theodhosin. Vrasje e tmerrshme kjo, e cila u krye mbas dy ditëve, më 12 shkurt 1905, me thika e hanxharë nga banda shoviniste greke që dhespoti i kishte sjellë, siç u fol nga fshatarët, nga Kreta, të maskuar në pyllin afër fshatit.