Një djalë 12-vjeçar ka humbur jetën pasi një makinë që po drejtonte u përplas në Republikën e Irlandës. Makina, e cila i përkiste prindërve të djalit u përplas me një kamion pranë fshatit Adare në qarkun Limerick, pak para orës 02:00 me orën lokale të ditës së premte. Wiktor Chojecki, prindërit e të cilit mendohet se janë polakë, ishte vetëm në momentin që drejtonte makinën.
Shoferi i kamionit, një burrë rreth të 40-tave nuk u plagos rëndë, por mësohet se është në gjendje shoku. Policia irlandeze ka rrethuar vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet mjeko-ligjore raporton gazetari Shane Harrison i “BBC-së”. Policia ka bërë apel që dëshmitarët apo shoferët që kanë pamje filmike të aksidentit t’i dorëzojnë ato. / abcnews.al