Familjet e viktimave kanë frikë se lufta mund të kthehet në Bosnje-Hercegovinë, ndërkohë që rritja e nacionalizmit serb po kërcënon marrëveshjen e paqes që e mban vendin të bashkuar.
Më shumë se tre vjet luftë në vitet 1990 e shkatërruan Bosnjën pas rënies së Jugosllavisë, raporton abcnews.al.
Dhjetëra mijëra njerëz u vranë, qindra mijëra të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre përmes spastrimit etnik, kurse përdhunimi ishte një armë lufte e përdorur gjerësisht.
View this post on Instagram
Lufta përfundoi në 1995 me një traktat paqeje që e ndau vendin në dy pjesë: një federatë boshnjake dhe kroate – dhe tjetra një entitet serb i quajtur Republika Srpska.
Që atëherë, gjatë viteve të stanjacionit ekonomik, korrupsionit dhe trazirave politike, liderët nga të gjitha anët kanë përdorur hidhërimin dhe ndarjen e së kaluarës për të qëndruar në pushtet. /abcnews.al