GJKKO dënon me 11 vite burg Bardh Hotin, anëtari i grupit të grabitësve në Francë

schedule15:15 - 11 Shkurt, 2022

schedule 15:15 - 11 Shkurt, 2022

Është dënuar me 11 vite burg Bardh Hoti apo i njohur ndryshe si Fatbardh Hoti, Fatbardh Daci, pasi akuzohet si pjesë e një grupi grabitësish. Bardh Hoti u arrestua gjatë operacioni ‘Aquila 2019’ në maj të vitit 2019, si pjesë një grupi ‘skifterësh’ që vodhën më shumë se 60 banesa në Francë.

Hoti akuzohet se vodhi 150 mijë euro (70,000 € cash dhe sende me vlerë) në Francë.

Bashkë me të u arrestuan edhe 7 shqiptarë të tjerë, nën akuzën e vjedhjeve me forcë të rreth 70 apartamenteve në Nancy të Francës. Këto vjedhje sipas autoriteteve franceze ishin kryer përgjatë tre muajve të fundit të vitit 2018. Grupi në fjalë u akuzua për kryerjen e veprave penale të “vjedhjes”, “pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “grupi i strukturuar kriminal”. /abcnews.al/