Inceneratorët, Gështenja: Është zbuluar vetëm maja e ajsbergut, s’mund të bëhej pa dijeninë e Ramës

schedule09:14 - 11 Shkurt, 2022

schedule 09:14 - 11 Shkurt, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, pjesë e komisionit për inceneratorët, Lefter Gështenja thotë se hetimet e deritanishme janë vetëm maja e ajsbergut.

Gështenja ka publikuar një video në rrjetet sociale, ndërsa thekson se asgjë nuk mund të bëhej pa dijeninë e kryeministrit Edi Rama.

Deklarata:

430 milion euro është afera korruptive e inceneratorëve me dijeninë dhe mbështetjen e Edi Ramës.

Hetimet e para i dhanë të drejtë PD, por deri tani është zbuluar vetëm maja e ajsbergut.

17 procedura janë kryer brenda 24 orëve vetëm për të miratuar koncesionin për inceneratorin e Elbasanit. Këto procedura përfshijnë edhe  Arben Ahmetajn , Damjan Gjiknurin, Ëngjëll Agaçin, e shumë zyrtarë të tjerë. Por natyrisht, asgjë nuk do të mund të ishte bërë pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.

Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës.

Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!


g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!